Një 52-vjeçar nga Veleshta është burgosur pasi dyshohet se ka sulmuar një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës.
“Më 29 shkurt, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Strugë, e cila i ka kërkuar që ta fikë cigaren. Ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka ofenduar, e më pas e ka goditur me shkelma në bark, e pastaj është larguar me vrap”, shkruhet në njoftim.
Ai u gjet dhe u burgos të nesërmen. Duke pasur parasysh se kjo sjellje e të dyshuarit vërteton rrezikun që ai të ikë sërish për të shmangur ndjekjen penale, dhe për shkak të rrezikut që ai ta përsërisë veprën dhe ta sulmojë infermieren, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për përcaktimin e masën e paraburgimit.