Bullgaria nuk është i vetmi frenues në rrugën evropiane të Maqedonisë. Sistemi gjyqësor, i cili gëzon nivelin më të ulët të besimit te qytetarët dhe i cili çdo ditë tronditet nga skandalet, mund të jetë një pengesë e re për hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Ambasadori evropian Geer tha në Sitel se BE-ja po i përcjell mikroskopikisht zhvillimet në gjyqësor. Sipas tij, një gjyqësor i kompromentuar do të ndikojë në të ardhmen e përpjekjeve për të ndërtuar një demokraci të konsoliduar dhe për të ndërtuar një ekonomi të përparuar dhe të zhvilluar.
Ish-ambasadori Vasko Naumovski thotë se zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor, si dhe parashkrimi i veprave të korrupsionit të lartë, tregojnë se sistemi i drejtësisë nuk ka kapacitete që t’i procedojë lëndët ashtu siç presin qytetarët.
Sfida më e madhe për Maqedoninë, sipas Naumovskit, është parandalimi i ndikimeve politike në gjyqësor.
Në periudhën e ardhshme do të duhet të dëshmojmë si shtet se jemi të aftë të japim rezultate konkrete në reformat në drejtësi. Të kemi një gjyqësor që në thelb do të jetë i pavarur nga ndikimet politike dhe ndikimet e tjera dhe në këtë mënyrë të demonstrojë kapacitetin se gjatë negociatave do të bëjmë hapa shtesë përpara që do të na sjellin në një shkallë të caktuar të përmbushjes së standardeve që janë karakteristike për vendet që duan të bëhen anëtarë të plotë. Pres që edhe nëse i fillojmë negociatat, disa shtete anëtare nga afër do ta përcjellin progresin në këto reforma dhe përmbushjen e të gjitha atyre kushteve për hapjen dhe mbylljen e kapitujve përkatës, thotë Naumovski.
Se sa do t’i ndjejnë qytetarët reformat në drejtësi varet vetëm nga një gjë, se si partitë politike do të kenë vullnetin që realisht të vendosin rregull në këtë sistem.
Sistemi i drejtësisë është vazhdimisht në shënjestër të kritikave publike, aq më tepër që sondazhet e fundit tregojnë se qytetarët nuk i besojnë fare gjyqësorit.