Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëSpasovski: Grupi kriminal siguronte kokainë nga Amerika Latine si dhe kryente vrasje...

Spasovski: Grupi kriminal siguronte kokainë nga Amerika Latine si dhe kryente vrasje në Shkup

Nën drejtimin e Prokurorisë janë privuar nga liria personat e dyshuar si të përfshirë në sigurimin e kokainës dhe kryerjen e krimeve të rënda – vrasje. Hetimi shumëmu ka kontribuar në sigurimin e provave të mjaftueshme ndaj të denoncuarit Sh.M. (47) nga fshati Gërçec, i cili së bashku me tashmë të ndjerin O.B. dhe J.K. kanë organizuar një grup kriminal. Është formuar me qëllim të kryerjes së vrasjeve tha ndër të tjera ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një konferencë për media.

Ai përmendi se “ky grup kriminal që operonte e kishte blerë kokainë nga Ekuadori, Peruja, Brazili dhe Bolivia. Grupi bënte plane dhe marrëveshje përmes kontakteve të drejtpërdrejta. Nga masat e deritanishme është dokumentuar se ky grup ka organizuar dy blerje kokaine drejt vendeve të BE-së dhe SHBA-së. 435 kilogramë kokainë të blerë nga Brazili dhe të transportuara në portin e Antwerpen, Belgjikë. Një pjesë e sasisë së deklaruar është dashur të përfundojë edhe në tregun e Maqedonisë”.

“Grupi organizoi gjithashtu disa transporte droge nga Belgjika dhe Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e këtij grupi fituan pasuri të konsiderueshme financiare të cilat i investuan në shtëpi luksoze, objekte hoteliere, të cilat do ti nënshtrohen konfiskimit. Organizatori i grupit Sh.M. së bashku me anëtarët organizuan një tentativë për vrasjen e një personi nga fshati Bardovci, vrasjen e një shtetasi shqiptar trupi i të cilit u gjet në fshatin Matkë e Epërme, si dhe një vrasje e dyfishtë e ndodhur më 5 mars 2021 në Shkup. “, tha Spasovski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit