Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëSot u bë varrimi i të ndjerit Bedri Ajdari! (Video)

Sot u bë varrimi i të ndjerit Bedri Ajdari! (Video)

Në varrezat e fshatit Hasanbeg të Shkupit, sot në mesditë i është dhënë lamtumira e fundit, Bedri Ajdarit, njërit nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra”, i cili ishte edhe organizator i shumë protestave kundër këtij rasti gjyqësor, shkruan gazeta LAJM.

Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit kanë marrë pjesë qindra qytetarë.

Bedri Ajdari për më shumë se 10 vite u bë zë i fuqishëm kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve në Maqedoni, përmes sensibilizimit për rastin gjyqësor “Monstra”, të cilin ai e cilësonte si të montuar.

Përmes protestave dhe shumë paraqitjeve nëpër media, Bedri Ajdari, u mundua të nxjerr në sipërfaqe pafajësinë e të afërmve të tij, të cilët u dënuan në rastin “Monstra” që kishte të bënte me vrasjen e pesë maqedonasve pranë liqenit të Smilkovës në Shkup, në vitin 2012.

Bedri Ajdari ndërroi jetë dje, pas një sëmundjeje të rëndë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit