Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeSot mbahet ceremoni qendrore me rastin e antarsimit në NATO

Sot mbahet ceremoni qendrore me rastin e antarsimit në NATO

Maqedonia e Veriut sot mbush plot 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA, transmeton Portalb.mk.

Me rastin e kësaj dite, sot në Shkup mbahen një sërë aktivitetesh e ngjarjesh. Ceremonia qendrore për shënimin e katër vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Ditës së Shtabit të Përgjithshëm, mbahet në pllajën e Ministrisë së Mbrojtjes, ku do të flasin zëvendëskryeministri i parë Bojan Mariçiq dhe ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrova.

Gjithashtu, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të mbajë manifestim tradicional me trupin diplomatik, me të cilin do të shënohet fillimi i Ditëve të NATO-s në vend, të cilat do të zgjasin deri më 4 prill.

Nga Rezoluta e Anëtarësimit, veto nga Greqia, përmes Marrëveshjes së Prespës deri te anëtarësimi i plotë

Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi një Rezolutë që përcaktonte prioritetet e jashtme politike të vendit, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe BE.

Në nëntor të vitit 1995 vendi u bë anëtare e Partneritetit për Paqe, ndërsa në qershor të vitit vijues u hap Zyra ndërlidhëse e Republikës së Maqedonisë me NATO-n.

Më pas pasoi hapja e Zyrës Ndërlidhëse në vitin 1996 dhe vitin e ardhshëm, në vitin 1997, shteti u pranua në procesin PARP. Menjëherë pas kësaj, në Bruksel u hap Misioni i Republikës së Maqedonisë në NATO.

Në Samitin e Uashingtonit në prill 1999, vendi u bë zyrtarisht vend kandidat. Vendi qëndroi me atë status për njëzet vjet.

Më e afërta me NATO-n ishte në vitin 2008, në samitin në Bukuresht, por Aleanca atëherë arriti në përfundimin se vendi ishte teknikisht gati për të hyrë, por hyrja u pengua nga vetoja greke për shkak të mosmarrëveshjes së pazgjidhur të emrit. Pas gati tre dekadash mosmarrëveshja u tejkalua me Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar më 17 qershor 2018, dhe dera e NATO-s u hap.

Më pak se një muaj pas marrëveshjes së arritur me Greqinë, në Samitin e NATO-s në Bruksel (11-12 korrik 2018), në një takim në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, Aleanca mori vendim për të ftuar Maqedoninë e Veriut të nisë negociatat për anëtarësim në Aleancë.

Më 1 gusht 2018, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i dërgoi një letër Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me Planin për zbatimin e procesit të anëtarësimit në NATO, dhe në tetor të po këtij viti, në një takim në Bruksel përfunduan zyrtarisht bisedimet e pranimit. Më 6 shkurt 2019, përfaqësuesit e përhershëm të 29 vendeve anëtare të Aleancës në selinë e NATO-snënshkruan protokollin e anëtarësimit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas kësaj ngjarje, filloi faza tjetër, në të cilën protokolli i anëtarësimit u ratifikua në parlamentet kombëtare dhe institucionet e vendeve anëtare të Aleancës, si dhe u ratifikua edhe në Kuvendin e RMV-së.

Zyrtarizimit të anëtarësimit të plotë, i ka paraprirë nënshkrimi i Instrumentit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nga presidenti Stevo Pendarovski më 20 mars 2020.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit