Saturday, February 22, 2025
spot_img
BallinaLajmeSot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Në Qendrat Komunale të Numërimit në Kosovë fillon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me rregulloren zgjedhore bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike. “Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, tha zëdhënësi i KQZ-së Elezi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99.17 qind për qind të votave, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.15 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17.59 për qind. AAK-NISMA renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit