Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeSnopçe ndaj Zejdit: A po flisni si person që ishte kundër kazinove...

Snopçe ndaj Zejdit: A po flisni si person që ishte kundër kazinove apo si person që përkrahu Grubin dhe kazinot e tij?

Deputeti Halil Snopçe ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit të Frontit Evropian Skender Rexhep Zejdi duke i parashtruar pyetje se a është Zejdi i njëjti person që kritikonte BDI-në apo ai person që sot është rreshtuar në krah të BDI-së që dikur e luftonte:

“Zotëri Rexhepi, a po flisni në emër të personit që ishte kritikues i ashpër i BDI-së, apo i atij që i përkrah politikat e BDI-së. A po flisni në emër të personit që thotë që VLEN nuk ka përfaqësim të duhur, apo të atij që pa kryeparlamentar negocion me VMRO-në për të hy në qeveri. A po flisni në emër të personit që ishte kundër kazinove apo atij që e përkrahu Grubin dhe kazinot? Partnerët e tuaj asnjëherë nuk liruan asnjë të burgosur të pafajshëm shqiptar apo rast të montuar politik. Vetëm liruat Sasho Mijalkov dhe mundësuat ikjen e Nikolla Gruevskit. BDI-ja duhet të jep përgjigje pse e latë 20%-shin, historia nuk të gjykon për punët që bëhen të shkuarën por ato që bëhen në të ardhmen.”

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit