Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeSnopçe: Artan Grubi, organizator i puçit brenda Aleancës për Shqiptarët! (Video)

Snopçe: Artan Grubi, organizator i puçit brenda Aleancës për Shqiptarët! (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, vlerëson se krisja që po ndodh në partisë që përfaqëson ai është e nxitur nga zv.kryeministri Artan Grubi. Në një intervistë për gazetën LAJM, Snopçe tha se me vendimin e djeshëm të Qeverisë për tu shkarkuar dy drejtorë të ASH-së, Grubi tentoi të përmbysh organet partiake të kësaj partie.

“Kryetari i Aleancës për Shqiptarët është z.Arben Taravari, personi i zgjedhur në mënyrë legjitime në Kongresin e partisë, organin kryesor të ASH-së. Pas thirrjes publike të kryetarit Taravari drejtuar anëtarësisë, drejtuar anëtarëve të Kuvendit për mbështetje të opinionit të tij, që ASH-ja duhet të shkojë në zgjedhje me opozitën shqiptare, kishim reagime të ndryshme, kishim reagime edhe histerike nga të gjitha anët dhe ja që ditën e djeshme e arriti kulminacionin. Qeveria teknike nën dirigjimin e Artan Grubit, me propozim të Artan Grubit shkarkoi dy drejtor të ASH-së, të propozuar nga kryesia qendrore e ASH-së. Nga kush kjo Qeveri ka marrë urdhërin për shkarkimin e drejtorëve që janë propozuar nga kryesia qendrore e ASH-së. Kush janë ato që kanë dhënë këto urdhëra, apo vetë i bën Artan Grubi këto urdhëra. Në njëfarë forme në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është bërë një “puç”, një tentativë për përmbysje të organeve të ASH-së me një vendim të këtillë, me një vendim paprecedent, sepse nuk dihet kush e ka dhënë atë urdhër. Në bazë të kujt, me cilin ka komunikuar Artan Grubi që të bëjë atë propozim, mos vallë Artan Grubi e dikton ASH-në. Jo rastësisht ishte edhe ajo ftesa publike e z.Taravarit pikërisht për këtë arsye, sepse ne kemi pasur indikacione që strukturat e BDI-së janë të infiltruar thellë në ASH dhe ja kjo gjë u dëshmua ditën e djeshme. ASH-ja ka kryesi qendrore ka kryetar partie dhe përderisa ka kryetar partie dhe kryesi qendrore, ata nuk mund të marrin vendime “paushalle”. Kishte një tentativë për përmbysjen e Arben Taravarit si kryetar partie nga ana e Qeverisë dhe për emërimin e një ushtrues detyre nga jashtë, i cili është Artan Grubi”, tha Snopçe për gazetën LAJM.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit