Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd në emisionin Klan Debat përmendi disa nga pikat për të cilat është rënë dakord në nënshkrimin e kaolicionit me BDI-në, për Frontin Europian.
Ai tha se si parti përkrahin investimet kapitale që tashmë kanë nisur në vend, e poashtu përkrahin dhe idenë që presidenti duhet të zgjidhet me 2/3 e votave në Kuvend.
“Vendi ynë duhet të integrohet në BE, ndaj ky front ka qëllim qëtë ndryshohet kushtetuta dhe të nisim rrugëtimin tonë drejt BE-së. Jemi zotuar poashtu që të kemi zhvillim të barabartë ekonomik dhe arsimor pa bërë dallime rajonale në asnjë prej komunave shqiptare, të përkrahim projektet kapitale si Korridori 8 apo 10D. Poashtu, zgjedhja e presidentit të vendit të bëhët në Kuvend me 2/3 e votave dhe të forcojmë raportet fqinjësore me Kosovën dhe Shqipërinë. Pikë tjetër për të cilën jemi dakorduar është dhe ndalimi i migracionit dhe kthimin e qytetarëve të larguar nga vendi”, tha Rexhepi.