Friday, November 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeSkandali në Onkologji, BDI: Partitë të qëndrojnë larg hetimit

Skandali në Onkologji, BDI: Partitë të qëndrojnë larg hetimit

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar ndaj dyshimeve për keqpërdorime në Klinikën e Onkologjisë. Nga kjo parti kërkojnë që institucionet kompetente që të veprojnë me urgjencë në këtë çështje.

“Në veçanti Prokuroria, urgjentisht dhe detajisht të hetojnë të gjitha pretendimet për keqpërdorime të rënda mbi jetën dhe shëndetin e pacientëve. BDI përkrah tërësisht aksionin e realizuar ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria dhe fton institucionet që hetime të tilla të zhvillohen edhe në klinikat dhe institucionet tjera. Këto pretendime përfshijnë njerëz të involvuar ndër vite dhe ndër administrata, prandaj partitë politike duhet të qëndrojnë larg nga hetimet dhe mos t’i kompromitojnë ato, por t’i përkrahin pa rezervë. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe mos të keqpërdoret për qëllime politike në momentin që vendi gjendet para një tjetër sfide të rëndësishme. BDI gjithashtu apelon që mos të linçohet i tërë personeli mjekësor të cilët janë në krye të detyrës dhe shpëtojnë jetë çdo ditë”, thonë nga BDI.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit