Artistja nga Kosova, Arta Kabashi ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e lojës në Big Brother VIP Albania 3, por ka fituar zemrat e publikut. Këngëtarja e njohur është përfshirë në diskutime, ku nuk kursehet aspak ndaj banorëve. Ajo së fundmi në një bisedë me disa banorë në oborrin e shtëpisë ka folur për një periudhë të vështirë emocionale. Artistja shqiptare tregon se dikur nuk ka pasur vullnet të jetojë, por që më pas ka kërkuar për lumturinë dhe se tani ndodhet në një vend të qetë.
“S’kam pasur vullnet të jetoja. Edhe kam thënë në rregull, dua të jem e lumtur. Thjesht dua të gjej një mënyrë se si të jem e lumtur. Mund të tingëlloi klishe, por ia kam dalë. E kam kuptuar që rrethanat nuk kanë të bëjnë asgjë me lumturinë tënde, gjithçka është në mendje dhe shpirt. Nuk duhet me prit për askënd që me iu rregullu rrethanat në jetë dhe me thënë në rregull. Tani jam e lumtur”, u shpreh ajo.
https://www.instagram.com/reel/C2xzXZ1MtYa/?utm_source=ig_web_copy_link