Kompania izraelite për sistemet e avancuara të mbrojtjes “Rafael” po zhvillon sistemin e mbrojtjes kundërajrore “Iron Beam” (trau i hekurt), i cili përbëhet nga një sistem armësh laser i krijuar për të mbrojtur vendin nga raketat, shkruan Business Today.
Teknologjia e re ngjanë shumë me armët që shihen nëpër filma fantastiko-shkencor si “Star Wars” dhe “Star Trek”. Ky sistem inovativ u zbulua në Panairin Ajror të Singaporit më 11 shkurt 2014. Tani është përsëri në qendër të vëmendjes për aplikimin e tij të mundshëm në konfliktin aktual me Hamasin.
Karakteristikat e “Iron Beam”
Iron Beam duhet të bëhet elementi i gjashtë i sistemit të integruar të mbrojtjes izraelite nga raketat, pas sistemeve Arrow 2, Arrow 3, David’s Slingshot dhe Iron Dome.
Iron Beam përdor një laser për të eliminuar kërcënimet në ajër dhe është një zgjidhje ekonomike dhe efektive – ndryshe nga raketat Iron Dome të cilat janë shumë të shtrenjta.
Ky sistem mund të funksionojë si një mekanizëm i pavarur mbrojtës ose mund të integrohet në një sistem më të gjerë të mbrojtjes ajrore.
Krahasuar me ndjekësit tradicionalë të raketave, Iron Beam ka kosto dukshëm më të ulët për gjuajtje, kapacitet të pakufizuar të qitjes, kosto të reduktuara operacionale dhe eliminon rrezikun e rënies së mbeturinave të raketave të ndjekuar në zonat e mbrojtura.
Në vitin 2020, sistemi demonstroi një rreze efektive shumë mbresëlënëse deri në 7 km dhe është në gjendje të neutralizojë me shpejtësi raketat, dronët dhe predha mortajash brenda sekondave nga sulmi në ndonjë objektivi. Për më tepër, ka plane për të rritur nivelin e fuqisë dhe ka potencial për të arritur 100 kW ose më shumë./Paparaci.com