Qendra Shtetërore e Provimeve vazhdon grevën duke bllokuar realizimin e çdo aktiviti brenda saj. Ndërkohë, Lidhja e Sindikatave po mbështet këtë grevë duke kujtuar Qeverinë se kërkesa për rritje të pagave për 25% është e patjetërsueshme për punonjësit e Qendrës së Provimeve. Nga LSM thanë se pavarësisht negociatave të organizatës sindikale të Qendrës së Provimeve me Ministrinë e Financave dhe atë të Arsimit, asgjë konkrete nuk është bërë dhe punonjësit e Qendrës së Provimeve janë duke u manipuluar ndërsa zyrtarët po i shfrytëzojnë përfitimet e pagave të rritura deri në 78%.
“Patjetër e kam ta them se zgjidhja sistematike për të cilën po i bindin të presin është në muajin mars të vitit 2025. Ne nuk mund të presim deri në vitin 2025 dhe në shtëpi mos të kemi ushqim t’u dërgojmë familjeve tona. Të përfitojmë pagë në shumë të pagës minimale ndërsa të punojmë në pozita përgjegjëse siç është ajo në Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe nga ne të varet procesi i përgjithshëm arsimor në vend.. Sot, ne e i kërkojmë ata por për disa muaj ata do të na kërkojnë dhe atëherë ne e dimë se si do të vendosim”, deklaroi Sllobodan Trendafilov, LSM.
Greva e Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve sërish e aktivizuar nga 11 dhjetori do të rrezikoj edhe realizimin e maturës shtetërore, përveç provimit profesional për mësimdhënës ku tashmë janë paraqitur 700 kandidatë.
“Nëse ministri i Arsimit mendon se nuk është çështje e tij mos të merret me ne. Por, do të ishte e preferuar që edhe mos të na bëj presione në pjesën kur ne nuk do të kryejmë punën tonë. Lidhur me Ministrinë e Financave janë thirrur për negociata, janë të shurdhër, janë memec, por në përgjigjet që ua dërgojnë mediave i referohen disa sistemeve. dmth po flasin për një ligj të ri për zyrtarët administrativ, i cili nuk është ne fuqi, nuk ekziston askund”, u shpreh Emilija Boshkovska, kryetare e QSHP-së.
Lidhur me këtë problematikë nga Ministria e Financave u përgjigjën për Alsat se Qeveria ka vendosur një zgjidhje sistematike që mundëson rritje të vazhdueshme të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, duke përfshirë edhe punonjësit e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Ndërkohë, ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri grevën e vlerësoi si praktikë jo shumë të mirë. Sipas Shaqirit, gjithsecili po mundohet të shfrytëzojë një mekanizëm kushtëzimi për të arritur deri të qëllimi i caktuar. Nga greva në fjalë do të pësojnë aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj periudhe në Qendrën shtetërore të provimeve dhe zbatimi i të cilave do të vihet në pikëpyetje, siç janë: provimi profesional për mësues, trajnimi bazë për