Wednesday, December 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeSiljanovska: Më nënçmojnë kur më pyesin a duhet ta ndryshojmë kushtetutën

Siljanovska: Më nënçmojnë kur më pyesin a duhet ta ndryshojmë kushtetutën

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkoka në fjalimin e saj për fundvit tha se ndjehet e nënçmuar kur i parashtrohet pyetja nëse do të ndryshohet Kushtetuta, përcjell TV21. Davkova tha se këtë vendim duhet ta marrin deputetët në mënyrë të pavarur, ndërsa sipas saj, ndërrimi i Kushtetutës është kundër normave të Bashkimit Europian.

“Më duhet të them që pyetja “A do ta ndryshoni Kushtetutën?”, që ndonjëherë më parashtrohet, më nënçmon, edhe si profesoreshë, edhe si presidente. Përgjigja ime është: Çështja është jashtë normave kushtetuese të BE-së, ndërsa unë nuk mundem dhe nuk guxoj të garantojë ndryshime kushtetuese, sepse nuk jam monark absolut që nuk e respekton ndarjen e pushtetit dhe demokracinë parlamentare”, tha Davkova.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit