Grafa “Personat për të cilët të dhënat janë marrë nga burimet administrative”
Ajo që u vërejtë pas publikimit të rezultateve nga Regjistrimi 2021, e që ishte futur në minutat shtesë në kuadër të popullsisë rezidente, padyshim që ishte kategoria “Personat për të cilët të dhënat janë marrë nga burimet administrative”
Kjo kategori nuk ishte paraparë askund më herët, në asnjë akt e dokument. Shumë qartë ishte e shkruar në Metodologjinë e Regjistrimit se “Koha e regjistrimit” të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave fillon me 5 shtator ora 8h dhe mbaron me 30 shtator ora 20h. Pra, kishim një çast kritik ku ishte paraparë periudha e fillimit dhe realizimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Çdo regjistrim dhe çdo e dhënë jashtë kësaj periudhe nuk do merrej parasysh.
Por, gjatë kumtimit të rezultateve, pamë se ishin shtuar, as më pak e as më shumë se, 132.260 persona, të cilët ju ishin shtuar popullsisë rezidente.
Gjatë analizave dhe krahasimeve vêrejtëm se futja e kësaj grafe te popullsia rezidente ka ulur ndjeshëm përqindjen e shqiptarëve si në nivel shtetëror, në kuadër të qytetin të Shkupit si dhe në shumicën e komunave ku kemi prezentë popullsinë shqiptare.
Po japim një krahasim me % e shqiptarëve ME dhe PA grafën e personave të shtuar nga Burimet Administrative (BA)
Me grafën BA – Pa grafën BA (%)
RMV 24.3% – 26.18%
SHKUP 22.8% – 24.9%
KUMANOVË 25.99%- 28.17%
BUTEL 37.1% – 39.9%
GAZI BABË 20.3% – 21.89%
KRUSHEVË 29.4% – 30.48%
PETROVEC 18.3% – 19.6%
STRUGË 50.5% – 54.3%
ÇASHKË 50.7% – 52.7%
DOLLNENI 33.8% – 34.8%
ZELENIKOVË 12.3% – 13.3%
SOPISHTE 25.2% – 26.9%
Ç.SANDEVË 13.3% – 14.5%
ÇAIR 67.4% – 74.8%
SH. ORIZARE 34.3% – 41.56%
GOSTIVAR 55.3% – 58.7%
DIBËR 54.7% – 60.6%
KËRÇOVË 41.2% – 44%
JEGUNOCË 39.1% – 41.56%
STUDENIÇAN 68.2% – 73.3%
TEARCË 83.1% – 85%
TETOVË 71.3% – 75.2%
Siç shohim nga përqindjet e lartëpërmendura, nuk ka komunë me popullsi shqiptare që nuk êshtë dëmtuar nga kategoria “personat për të cilët të dhënat janë marrë nga burimet administrative” e shtuar te popullsia rezidente.
PS. Në vend që të jetë në vendin e punës, ai pas përfundimit të Regjistrimit nuk vjen dhe nuk paraqitet në punë, duke u sjell nëpër shtabe partiake si një ushtar partiak e jo aty ku e ka vendin pranë të punësuarve shqiptarë. Pyesim zotërin ku e ka vendin e punës në shtab të partisë apo në ESHS