Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeShtesat për fëmijë, Ministria e Financave nis verifikimin shtesë të disa llogarive...

Shtesat për fëmijë, Ministria e Financave nis verifikimin shtesë të disa llogarive të prindërve

Ministria e Financave, ka njoftuar se në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, një numër i caktuar i prindërve është përzgjedhur për verifikim shtesë.

Ky hap ka për qëllim të sigurojë se prindërit dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë.

Në një komunikatë, Ministria ka theksuar se “Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në E-Kosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”.

Për ata që nuk kanë pranuar njoftim nga E-Kosova ose një email nga Ministria e Financave, është theksuar se “nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim”. Programi i shtesave për fëmijë do të vazhdojë “si zakonisht”, dhe prindërit do të marrin shtesat çdo muaj në llogaritë e tyre.

Ministria e Financave ka ftuar qytetarët që për çdo pyetje ose paqartësi të kontaktojnë për informacion të mëtejshëm. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMinistriaeFinancave%2Fposts%2Fpfbid0zUxUpoRXa8Qautk3gXn5S1TnCTvxLS8cfjoa5g6ZeAv3jzv87yYMiTuTiAAexyXpl&width=500&show_text=true&height=738&appId

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit