Një vrasje makabre ka ndodhur në Ampelokipi të Athinës. Një burrë me origjinë shqiptare në Ampelokipi ka vrarë gruan e tij dhe ka mbajtur trupin e saj të pajetë në papafingo për një javë. Ai vetë ka lajmëruar policinë, duke pranuar krimin dhe duke u kërkuar të shkonin në adresën Lakonias 19, ku ndodhej kufoma.