Me moton “Vendi i Shqiponjave ju fton në Atdhe” nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ftuar diasporën shqiptare në Samitin e 3-të të Diasporës, i cili do të zhvillohet më datat 22 dhe 23 nëntor në Tiranë.
“Krenar që tashmë kemi ndërtuar një traditë disa-vjeçare të organizimit të Samitit të Diasporës, për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme shqiptare.
Bëhet e ditur se Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, dhe të farkëtuar për ti rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.
Ndërsa ministria ka publikuar edhe linkun ku pjesëmarrësit duhet regjistruar: