Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeShqipëria ndalon importin e mishit të derrit nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria ndalon importin e mishit të derrit nga Maqedonia e Veriut

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) në Shqipëri ka ndaluar importin e derrave, mishit të derrit dhe produkteve tjera të derrit, që vijnë nga Maqedonia e Veriut.

Ky vendim ka ardhur pas zbulimit të rasteve të infektimit të derrave në një pjesë të Maqedonisë së Veriut me sëmundjen “murtaja afrikane”.

Vendimi, siç thonë nga MBZHR do të rrijë në fuqi derisa të bëhen analizat e nevojshme dhe në rast se vërtetohet se produktet që importohen nuk janë të infektuara, atëherë do të lejohet hyrja në tregun shqiptar.

Murtaja “afrikane e derrit” është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit