Gjatë ditës së sotme, mediat raportuan se “Shqipëria nuk mbështet Deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian, në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023″.
Referuar burimeve diplomatike, Shqipëria nuk është linjëzuar të martën me deklaratën, e cila është hartuar nga BE dhe për të cilën i është kërkuar mbështetja vendeve anëtare përpara aktit kriminal, ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Kosovës.
Burimet bëjnë me dije se arsyeja e këtij qëndrimi është fakti se për Shqipërinë, përgjegjësia e asaj që ka ndodhur nuk qëndron te Kosova, raporton ATSH.
Për Shqipërinë, qëndrimet në këtë deklaratë nuk janë të përshtatshme për situatën aktuale, ku përgjegjësia është e qartë dhe nuk qëndron tek Kosova dhe përfaqësuesit e saj.