Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri nis sot viti i ri shkollor 2022-2023.
Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka publikuar një video, ku bëhet e ditur se edhe ky vit shkollor ka nisur me këndimin e himnit kombëtar.
Për herë të parë në shkollë do të shkojnë rreth 29 mijë nxënës, ndërsa në klasat e 10-ta rreth 27 mijë nxënës.
Bëhet e ditur se këtë vit shkollor, në klasë të parë janë pranuar edhe fëmijët që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.
Gjatë këtij viti shkollor kanë përfituar tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasa e parë deri në klasën e 9-të, por edhe 16 kategori në nevojë, të veçanta, në arsimin e mesëm.