Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeShpresa e shqiptarëve të maqedonis drejt Prishtinës

Shpresa e shqiptarëve të maqedonis drejt Prishtinës

Ekskluzivisht nga LEN bëhet e ditur se dje në Prishtinë është arritur marrëveshje për koalicionim parazgjedhor mes Lëvizjes Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët.

Me këtë, në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 8 maj të këtij viti do të kemi dy blloqe politike të cilat do të garojnë, LEN dhe ASH në njërën anë dhe BDI me disa parti të vogla në aën tjetër.

Ndryshe, dje në zyrën e Kurtit në takim ishin krerët politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputet, dhe Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës, po ashtu deputet.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari i kryeministrit, Bekim Qoku. Së bashku diskutuan për situatën në rajonin e Ballkanit, për fqinjësinë e mirë dhe perspektivën e partneritetit të rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit, nga Qeveria e Kosovës janë deklaruar se është biseduar për takimet që ka pasur Kurti me krerët politikë në Maqedoninë e Veriut, për situatën politike dhe shoqërore në Maqedoninë e Veriut dhe për presidentin.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se Taravari, Kasami, Mexhiti dhe Gashi kanë dhënë propozim për një president i cili “kësaj radhe duhet të jetë shqiptar”.

“Temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni, nevoja për demokraci e stabilitet, si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet.

Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, u tha në njoftim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit