Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteShkupi në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë

Shkupi në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë

Ajri i ndotur ka përfshirë mbrëmë kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndotja ka vazhduar edhe sot në mëngjes.

Sipas të dhënave në faqen e IQAir, nga ora 6 e mëngjesit të sotëm, Shkupi është në vendin e 9-të në botë për nga ndotja e ajrit. Indeksi i matur i ndotjes është 156, që sjell paralajmërim se ajri është i dëmshëm.

Rekomandimi që u është dhënë qytetarëve është që të mbajnë maskë mbrojtëse, të mos bëjnë sport jashtë dhe të mos hapin dritare në shtëpi. Ndotja më e madhe është me grimcat e dëmshme PM2.5, me koncentrim 65.6 mikrogramë për metër kub ajër. Në vend të parë sipas ndotjes është Delhi i Indisë me indeks 484.

Shkupi edhe mbrëmë ka qenë shumë i ndotur. Rreth orës 22:00, indeksi i ndotjes ishte 174 dhe ajri u vlerësua si i dëmshëm. Në kryeqytet janë matur 100 mikrogramë për metër kub grimca PM 2.5, e cila sipas I-Q-Air është 20 herë më e madhe se përqendrimi i kësaj grimce sesa vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ndryshe, Këshilli i Bashkisë së Shkupit para pak kohësh votoi për masa emergjente për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, iniciativë e organizatës civile “Green Humane City”. Tashmë, pas kësaj vale ndotjeje, mbetet për t’u parë nëse do të fillojnë të aplikohen.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit