Gjashtë linja të reja ajrore me Dubain, Barcelonën, Lionin, Shtutgartin, Bazelin dhe Stambollin do të hapen vitin e ardhshëm, paralajmëroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në konferencën e sotme për media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç informoi ministri Nikolloski, katër linja të reja ajrore në aeroportin e Shkupit, ku do të ketë dy herë në javë fluturime në linjën Shkup-Dubai-Shkup (nga 30 marsi), si dhe Shkup-Barcelonë-Shkup (nga 30 qershori), ndërsa tri herë në javë Shkup-Lion-Shkup (nga 30 qershori) dhe Shkup-Shtutgard-Shkup.
Në aeroportin e Ohrit risi janë linjat Ohër-Bazel-Ohër që do të fluturojnë dy herë në javë dhe linja e rregullt Ohër-Stamboll-Ohër (nga 30 marsi) që do të fluturojë katër herë në javë.
Ministri informoi se shteti subvencionon 12 euro për udhëtar që arrin në aeroportin e Ohrit dhe 9 euro për udhëtar që arrin në aeroportin e Shkupit. Ai tha se priten 200 000 udhëtarë plus me linjat e reja.
“Këto gjashtë destinacione janë lajm i mrekullueshëm për qytetarët e Maqedonisë. Lidhjet direkte me Dubain, Barcelonën, Shtutgartin, Lionin, Bazelin dhe Stambollin janë një lajm i mrekullueshëm që do të sjellë shumë turistë të rinj dhe udhëtim më të lehtë për qytetarët e Maqedonisë”, tha ministri.
Shtoi se janë në proces të përgatitjes së thirrjes së dytë që duhet të shpallet në fund të nëntorit dhe të sjellë destinacione të reja.
Për momentin në aeroportin e Shkupit në verë operojnë 47 destinacione, ndërsa në aeroportin e Ohrit tetë, ndërsa në periudhën dimërore 38 nga aeroporti i Shkupit dhe katër nga aeroporti i Ohrit.
Viz Eir është linja ajrore përgjegjëse për fluturimet e reja në Stutgarti, Bazeli, Barcelona dhe Lioni. Flaj Dubai për në Dubai dhe Turkish Erlajns për në Stamboll.