Pjesë të këndit të lojërave për fëmijë në Tetovë janë shkatëruar dhe janë hudhur në lumin Shkumbin , pasi persona të pap;rgjegjsh;m kanë dëmtuar dhe thyer pajisjet urbane. Ky rast është evidentuar nga shërbimet komunale. Këndi i lojërave ishte ndërtuar kohë më pare dhe ishte përgjatë lumit “Shkumbin” në mes të rrugëve “Blagoja Toska” dhe “Video Smilevski-Bato”.
Komuna e Tetovës ka dalë me reagim në facebook ku shkruan:
“Persona të papërgjegjshëm vazhdojnë të shkatërrojnë pronën publike në qytet, respektivisht kanë dëmtuar pajisjet për lojërat e fëmijëve të cilat komuna i ka vendosur në shumë vende në qytet. Rasti i fundit është regjistruar në afërsi të lumit Shkumbin në mes rrugës Bllagoja Toska dhe V. Bato, ku pajisjet për lojëra janë hedhur në lumë. Veprime të tilla të shëmtuara nuk i bëjnë dobi askujt, përkundrazi, paraqesin një imazh të shëmtuar për qytetin tonë. Pajisjet janë të të gjithëve, qyteti është i përbashkët. Nëse nuk punojmë së bashku, do ta kemi të vështirë të zhvillohemi dhe të ecim përpara.
Apelojmë te qytetarët që ta mbrojnë qytetin. Shpresojmë që autoritetet të gjejnë dhe ndëshkojnë ata që prishën pajisjet të cilat shfrytëzohen nga fëmijët”.