Ura kryesore në Baltimore, Maryland, është shembur pasi një anije e madhe u përplas me të në orët e mëngjesit.
Siç raporton BBC, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Baltimores thotë se ura u shemb në lumin Patapsco pasi u godit nga një anije në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ai tha gjithashtu se “rreth shtatë persona dhe disa automjete” kanë rënë në lumë.
Tani po zhvillohet një operacion i vazhdueshëm shpëtimi me shumë agjenci që drejtohet nga departamenti i zjarrfikësve, duke bashkëpunuar me rojet bregdetare të SHBA dhe agjenci të tjera të Maryland.
Nuk ka ende të dhëna për viktima të mundshme.