Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeShaqir, ne po bëjmë punën tonë, nëse punon me ndershmëri nuk ka...

Shaqir, ne po bëjmë punën tonë, nëse punon me ndershmëri nuk ka pse të frikësohesh ! Sqaro opinionin përse ke pagën 7500 euro?

Pasi lexova komentin e Shaqir Fetahut në fejsbuk profilin e tij, për hir të së vërtetës ndaj opinionit, po detyrohem të ia kthej përgjigjen, por me shpresë se kësaj radhe vërtetë do ta kuptoj porosinë time, dhe përse personalisht unë nuk toleroj keqpërdorim të pozitës Reis ul Ulema në BFI.

Atëherë në shkrimin tim të parë mbi kaosin e krijuar në BFI kam filluar dhe përfunduar me atë që ditët në vijim do të zbulojmë si redaksi gjithçka që është mjegulluar e të njëjtat do t’i ndajmë me publikun e ndershëm që për fatin e keq të tyre shpesh herë udhëheqësit tregohen të pandershëm në kuptimin e trajtimit ndaj tyre. Je i pandershëm ndaj komunitetit që përfaqëson nëse prej tyre kërkon “lëmoshë”, sadaka e fitra kurse vetes i cakton pagë 7.500 euro.

Prandaj, atë që kam thënë në fillim do t’i qëndrojë pas deri në fund që ne si redaksi nuk do të lejojmë të uzurpohet BFI-ja, sepse nuk i takon individit, e aq më pak keqpërdoruesve. Nga ana tjetër, unë vazhdojë të mendojë që është akt i pandershëm largimi i njerëzve të ndershëm dhe afrimi i atyre që i konsideron sikurse “satelitë” që me telekomandë në dorë i sjellë në cilën do anë që ke nevojë.

Ne si medium e kemi obligim profesional por edhe moral që të mos lejojmë të vazhdohet me keqpërdorime të mjeteve brenda asnjë institucioni e aq më pak brenda BFI-së. Ky institucion duhet të jetë shembull veprimi e jo mostër keqpërdorimi. Nuk mbulohen dot njollat nëse fshihemi pas të tjerëve, nëse je i njollosur nuk mundesh të arsyetohesh se ndokush po tenton të ju shantazhojë. Kushti elementar për ta shantazhuar ndokënd pretendohet që personi duhet të ketë dinjitet në mënyrë që shantazhi të ketë efekt, por në rastin në fjalë është e pamundur që të shnatazhojë ndokush Reisul Ulemanë i cili me veprimet e tij të fundit po reflekton që vetëm dinjiteti i mungon pa çka se parat i teprojnë.

Tmerruese është kur shikohet se në çfarë derexhe kemi ardhur personi që alfa dhe beta të punës e jetës së tij e ka interesin shkruan dhe bën thirrje për ruajtje nga njerëzit me prizma interesi. Pastaj, shpif duke përmendur shpifje dhe fyerje, kjo me fjalë të tjera i bie të përgatitem kur të dalin të vërtetat në shesh tu them disave ja ju kam paralajmëruar që po shpifin. Por, këto lojëra janë aq amatoreske saqë kuptohen shpejt dhe thjesht.

Qytetarët ngjashëm sikurse ju e kanë kuptuar që fundi juaj nuk është larg, e këtë mos e merrni si kërcënim por si këshillë për reflektim. O dilni dhe përballuni me të vërtetën o jepni dorëheqje sa nuk jeni bërë turpi botes. Të udhëheqësh me institucionin më me peshë dhe të rëndësisë së veçantë si Bashkësia Fetare Islame dhe të shndërrohesh në paranojak e frikacak është e pashpjegueshme. Në fakt Reisul Ulemaja mund të vazhdojë të jetojë me paranoja se ndokush po e kërcënon, shantazhon ose shpif për të, por asesi nuk mund të vazhdojë të keqpërdor pozitën e tij në interes personal të tij e krejt kjo në kurriz të popullit që i takojnë besimit islam.

Ne po bëjmë punën tonë, puna jonë është korrigjimi dhe vëzhgimi i punës tuaj, nëse ju punoni me ndershmëri nuk keni se për çfarë të frikësoheni e as të ndjeheni të kërcënuar. Ashtu siç përmendni Zotin në statuset tuaja në fejsbuk është mirë ta kujtoni e mendoni edhe para se të veproni.

Viktimizimi nuk është uniformë e sigurt që garanton mbrojtje të qëndrueshme, mbase për një moment të caktuar po. Por ky moment shumë shpejt do të përfundojë. Demaskimi e zhveshja nga uniforma e viktimizimit po vjen dalëngadalë, me hapa të sigurt e me fakte konkrete. Ju mund të keni të ardhura edhe më shumë se 7.500 euro por në vende tjera, brenda BFI-së është kontradiktore me misionin e kësaj bashkësie. Mund të jeni të uritur për para por nuk mund të ngopeni nga pozita në të cilën jeni, sepse BFI-ja ka mision e vizion që nuk mundet një individ ta denigrojë deri në këto masa ku keqpërdorimet janë të hatashme.

Kujtojmë që, ne nuk do të tolerojmë të largoni të ndershmit e të avanconi ata që mund t’i “manipuloni” me llokuma me pluhur të bardhë duke i bërë bashkëpunëtor në punë të zeza jo të sinqerta e shkatërruese të kësaj bashkësie të madhe. Nuk do të tolerojmë të keqpërdorni mjetet brenda këtij institucioni sepse nuk janë tuajat e as nuk bëhen edhe nëse je në krye nuk nënkupton se mund t’i shkelësh të tjerët e të bësh çfarë të duash. Nuk do të tolerojmë të keqpërdoret organizimi i haxhit ku u bëmë shembull i keq në Ballkan haxhilerët më të pakënaqur ishin nga Maqedonia e Veriut. Nuk do të tolerojmë ju të veproni me direktivat e ndonjë subjekti politik që u ka kapur për veshi, e borxhin ta lani me thirrje ndaj xhematit se cilën parti duhet të votojë populli.

Për në fund e ndjejë për obligim të sqarojë se nuk kam asgjë me askënd personale, por vetëm është përmbushja e obligimit tonë mediatik, raportimi i saktë dhe adekuat në shërbim të qytetarëve për tua ofruar të vërtetën. Prandaj, Reisul Ulema ndalu dhe mendo çfarë dhe si po vepron vetëm kështu mund të reflektosh që pastaj të ndryshosh.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit