Tjetër MASAKËR në Serbi, 21-vjeçari vret me automatik 8 persona dhe plagos 13 të tjerë, 600 policë në kërkim të autorit
Një tjetër masakër është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Serbi. Mësohet se një 21-vjeçar ka hapur zjarr ndaj banorëve të një fshati në Serbi, Dubonë, duke lënë të vdekur tetë persona si dhe duke plagosur 13 të tjerë.
21-vjeçari i identifikuar si Uros.B teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij “Mercedes, ka qëlluar me automatik drejt banesave të banorëve duke vrarë 8 persona dhe plagosur 13 të tjerë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 23:00 të mbrëmjes dhe ka ardhur pas një debati që i riu ka pasur me një oficer policie në Dubonë.
Pas debatit ai ishte larguar drejt shtëpisë ku dhe ishte kthyer me një atuomatik.Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Sipas vendasve, Urosi ka vrarë edhe të afërmit e tij dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.
21-vjeçari, autori i masakres
21-vjeçari, autori i masakres
Pas ngjarjes 21-vjeçari është larguar ndërkohë të gjitha njësitë speciale të MPB-së janë në terren – SAJ, Xhandarmëria, Njësia e Helikopterëve, Intreventna, dronët e imazherisë termike, më shumë se 600 pjesëtarë të MPB-së po marrin pjesë në kërkimin e sulmuesit.
Kurir shkruan se dëshmitarët e masakrës thanë se Uros është djali i një oficeri të ushtrisë serbe që punon në Shtabin e Përgjithshëm në Beograd.
Sipas informacioneve jozyrtare nga spitali i Smederevës, aty janë transportuar 10 persona, katër prej të cilëve iu nënshtruan plagëve të marra. Tre persona i janë nënshtruar operacionit, dy janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është ende në operacion, raporton RTS.