Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeSela po vepron me logjikën: “unë e themelova unë e shkatërroj”!

Sela po vepron me logjikën: “unë e themelova unë e shkatërroj”!

Aleanca për Shqiptarët dikur boshti i opozitës shqiptare sot partia më labile në skenën politike, përdersia edhe partitë e dalë si këpurdhat pas shiut e kanë ndarë mendjen dhe kanë vendosur se ku do të pozicionohen, nga ASH tallen me veten me deklarata të pamatura. Në emër të kryesisë e Kuvendit të partisë do të vendosin gjithçka ndërkaq ky Kuvend e kjo kryesi e partisë sikur jetojnë në botë paralele që akoma nuk po arrijnë dot të mblidhen e të vendosin për të ardhmen e partisë së tyre. Deri në këto momente ka rezultuar që partia është në prag të ndarjes në dysh, krahu Taravarit që dëshiron koalicion me opozitën shqiptare, dhe krahu Selës që dëshiron të shkojë me BDI-në. Por, nga deklaratat publike të Seles që ASH të shkojë e vetme në zgjedhje edhe pse dihet që rezultati do të jetë “fatal” për këtë parti, e nga kjo lirshëm mund të konstatohet që Sela po e dërgon partinë drejt shkatërrimit, shkruan Zhurnal.

Sela: Vendimi i kryesisë, në zgjedhje shkojmë vetëm

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një intervistë për Alsat tha se vendimi i kryesisë së partisë është që në zgjedhjet e majit të garojnë vet. Sela tha se këtë qëndrim e ndajnë mbi 90 për qind e anëtarëve të kryesisë, përfshirë edhe vet kryetarin e ASH-së Arben Taravarin

“Unë jam ithtar i idesë që Aleanca për Shqiptarët duhet të garojë e vetme në zgjedhje, vazhdoj t’i qëndroj kësaj ideje dhe ASH-ja do të jetë faktori i cili nëpërmjet të cilit ka kuptim ndryshimi edhe i skenës politike dhe ASH-ja do të garojë në zgjedhje për t’i fituar ato.

E vetme?

E vetme sipas konceptit tim, natyrisht ka organe të partisë”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Kuvendit të ASH-së.

“Për momentin që ne flasim kemi vetëm një vendim të kryesisë qendrore, që ASH-ja shkon e vetme në zgjedhje. Në këtë debat unë them që diku 90% e pjesëmarrësve, anëtarëve të kryesisë qendrore kanë qenë dakord me këtë vendim që ne bashkërisht e sollëm.

A ndanë këtë mendim edhe Arben Taravari, kryetari i partisë?

Natyrisht, ai udhëhiqte mbledhjen e kryesisë dhe kuptohet që edhe në mbledhje të kryesisë qendrore por edhe në takime që i kemi bashkërisht neve ndajmë të njëjtën bindje që neve duhet të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, shtoi Ziadin Sela, Kryetar i Kuvendit të ASH-së.

Nuk është i vetëm Sela që po i frynë zjarrit për djegien e ASH-së, në të njëjtën vijë është Elmi Aziri –

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Aziri, shprehet i bindur se ASH-ja nuk pëson tkurrje nëse garon e vetme në zgjedhjet parlamentare të majit. Aziri, në një intervistë për Alsat, tha se kryesia e partisë ka marrë vendim që ASH-ja të del e vetme në zgjedhje dhe se vendimin e tillë mund ta anulojë vetëm Kuvendi i partisë, si organi më lartë partiak.

“Nuk shikoj asnjë element që në zgjedhjet e ardhshme, nëse ASH-ja garon e vetme, do të mund të tkurret. Unë e kuptoj që jemi në parafushatë zgjedhore dhe çdo subjekt politik, ndoshta edhe organizata tjera, nxjerrin anketime, matje dhe sondazhe të ndryshme të cilat më tepër se tregojnë realitetin objektiv, e kanë një tendencë për të krijuar opinion, gjoja se një subjekt është favorizues ose disfavorizues. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me strukturën tonë, me aktivistët tonë, me votuesit tonë”, tha Aziri.

Deklaratat e Azirit me të Selës janë të koordinuara dhe të dala nga e njëjta kuzhinë, që me duart e veta të djegin atë që e sakrifikuan karrierën e tyre dikur për ta ndërtuar sot, që me veprime të pamatura ta djegin nesër.

Arben Fetai: nëse shkojnë bashkë ASH dhe LEN në zgjedhje do të dalin bindshëm fitues –

Drejtori i Institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetai, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në anketën e tyre që kanë realizuar kanë parashikuar dy skenarë. Njëri ku shkohet me tre blloqe, BDI, LEN dhe Aleanca për Shqiptarët dhe skenari i dytë ku BDI shkon vetme, ndërsa opozita LEN dhe ASH shkojnë bashkë.

“Në skenarin e parë ku shkohet ndaras në tre blloqe BDI do të fitonte do të dilte bindshëm e para me 29% të votës, LEN, në atë kohë nuk e kishim në pyetje edhe VV-në, sepse zyrtarisht nuk ishte pjesë e këtij grupimi del e dyta sipas barometrit me 16.6%, ASH e treta me 12.2%. Partitë tjera të papërfislhme PDSH 0.2, LSDM 0,2%, tjera 0.1%, ndërsa ata që do të abstenojnë i bie 22%, të pavendosur ose pa përgjigje janë rreth 20%”, tha Fetai.

Në pyetjen se çfarë ndodh nëse ASH i bashkëngjitet Lidhjes Evropiane për Ndryshim atëherë gjërat sipas tij ndërrojnë në mënyrë drastike.

“Opozita shqiptare e përbërë prej Aleancës, Besës, Alternativës, Lëvizjes Demokratike e përkrahur nga Vetëvendosje do të dilte bindshëm e para me 34.8%  të votës dhje do të linte pas BDI-në në 26.8% që i bie 8% mbrapa. Unë besoj se kjo mund të rritet. BDI humbet një pjesë të votës së saj, por edhe të pavendosurit dhe ata që nuk japin përgjigje zvogëlohen si përqindje”, deklaroi Fetai.

Siduket në betejën e shpëtimit të ASH-së Fetai është i vetëm deri në këto momente i cili nuk ka hezituar që publikisht shpesh herë të shpreh qëndrimet e tij që duhet të kthehet ASH aty ku e ka vendin. Në të kundërtën cilin do veprim që e bën humbë e kjo humbje do të jetë e pa rikorporueshme sepse do të jetë me pasoja fatale për këtë parti, nga vdekja klinike do të kalojë në atë biologjike.

Prandaj, thirrjet e koalicionit opozitar Lidhjes Evropiane për Ndryshim mbesin të hapura që edhe ASH t’i bashkëngjitet këtij treni, që tashmë edhe publikisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejt ka marrë përkrahjen e VV-së së Albin Kurtit. ASH është duke humbur kohë sa më parë duhet të qartësoj pozicionimin e saj të vazhdojë në rrugën drejt zhbërjes apo zhdukjes si parti nga skena politike apo t’i shkaktojë vetes një “elektroshok” për tu ringjallur dhe vazhduar aty ku dhe pse kishte filluar, për të sjellë ndryshimin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit