Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeSela apo Taravari – Kush do të jetë kryetar legjitim i Aleancës...

Sela apo Taravari – Kush do të jetë kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët?

Asnjë epilog gjyqësor për fatin e Aleancës për Shqiptarët, gjegjësisht se kush do të jetë kryetar legjitim i saj, shkruan Alsat.

Përkundër faktit se tre ditë më parë duhej që gjykatësja Bojana Taiq të sillte vendimin, kjo nuk ndodhi.

Nga tabori i Taravarit akuzojnë krahun e Selës se në moment të fundit kanë kërkuar që lënda t’i merret gjykatëses Taiq. Lënda i është dorëzuar gjykatëses tjetër Teodora Bojkovka.

Por sipas avokatit të Taravarit Abidin Abduli, vetëm një ditë pasi iu dorëzua kësaj gjykatëse, është kërkuar që lënda t’i merret edhe gjykatëses Teodora Bojkovska. Abduli ngre dyshime për manipulime me lëndën.

“Momentalisht kërkohet që lënda ti merret gjykatëses tek e cila ka ra lënda dhe kjo është hera e dytë që, pala tjetër, pala e Ziadin Selës kërkon që lëndën ta gjykoj një gjykatës tjetër. Herën e parë lënda ishte tek gjykatësja Bojana Toiq, kreu i gjykatës vendosi që lënda ti merret asaj, dhe dje është  dorëzuar lënda tek gjykatësja Teodora, por sot paradite ka arritur edhe një kërkesë tjetër që edhe kësaj gjykatësje ti merret lënda. Arsyet nuk i dimë sepse nuk kemi qasje tek lënda e palës tjetër dhe arsyet se përse është kërkuar ti merret lënda. Unë nuk shoh arsye se përse tu merret gjykatësve lënda, sidomos gjykatëses Teodora  e cila dje e ka marrë lëndën ndërsa sot kërkohet ti merret lënda ndërkohë që e njëjta ende nuk ka marrë asnjë veprim për lëndën”, tha Abidin Abduli. Avokat o Arben Taravarit.

Abduli ka akuzuar për manipulime me lëndën, me qëllim zgjedhjen e gjykatësit përmes të cilit pala tjetër do t`ia arrij qëllimit.

Ngre dyshime po ashtu edhe për dokumente të falsifikuara nga ana e palës tjetër.

“Sigurisht që ka presion dhe ata kanë ndonjë gjykatës që është i preferuari i tyre me qëllim që përmes atij t`ia arrijnë qëllimit. Mbetet të shohim se si do veproj kreu i gjyqit nëse do veproj për t’ia marr lëndën gjykatëses Teodora apo do ia le në shqyrtim asaj. Tani për tani nuk mund të prononcohemi se cilat do jenë vendimet tona. Gjykatësja e parë që e kishte lëndën mori vendim për ta bashkuar lëndën dhe ma dorëzoi mua pjesën që kanë dorëzuar ata, njëjtë dhe dokumentet tona palës tjetër, por vërehen parregullsi të mëdha tek kërkesa e palës tjetër, falsifikime, veprime antistatutare të partisë por megjithatë spati vonesa, por në momentin që gjykatësja u desh të vendos më, ata kërkuan që ti merret lënda”, u shpreh Abidin Abduli. Avokat o Arben Taravarit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit