Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeSekuestrohen 329 solucione injektuese për rezonancë magnetike në Maqedoni

Sekuestrohen 329 solucione injektuese për rezonancë magnetike në Maqedoni

Në pikën kufitare Deve Bair, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të autobusit janë sekuestruar 329 copë solucione injektuese Gadovist 1.0, të cilat përdoren edhe për diagnostikimin e sëmundjeve beninje dhe malinje gjatë rezonancës magnetike, të fshehura në një pako me një etiketë nga një prodhues i ujit të pijshëm.

Gjegjësisht, më 8 shtator, inspektorët doganor gjatë kontrollit të autobusit me targa turke që udhëtonte nga Stambolli për në Pejë të Kosovës, në mes të ulëseve gjetën një kuti me 329 copë 15. ml tretësirë ​​për injeksion Gadovist 1.0 nga prodhuesi gjerman Bayer, pronar i të cilës ishte pasagjeri me iniciale M.Sh nga Kosova. Për produktet mjekësore, pasagjeri nuk kishte as leje përkatëse nga Ministria kompetente e Shëndetësisë.

Ndaj personit është paraqitur kallëzim penal në gjykatën kompetente për veprën penale të kontrabandës nga neni 278 i Kodit Penal.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit