Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeSejdiu pyet ASH-në: Ndryshimet Kushtetuese do të votohen si 100% , apo...

Sejdiu pyet ASH-në: Ndryshimet Kushtetuese do të votohen si 100% , apo si 20% shqiptar?

Pas deklarimeve të kreut të ASH-së, Arben Taravari se ndryshimet kushtetuese do të miratohen gjatë muajve në vijim, kryetari i komunës së Zhelinës, njëherit edhe nënkryetar i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu ka shtruar një pyjetje publike ndaj Aleancës për shqiptarët.

“Aleanca për Shqiptarët janë optimist se do të votohen ndryshimet Kushtetuese! Me këtë, janë të sigurt si 100% shqiptar, apo si 20% shqiptar?”, ka shkruar Sejdiu duke sfiduar partinë e Taravarit e cila si duket ka ndryshuar qëndrim sa i përket heqjes së emërtimit 20 % të gjuhës shqipe në Kushtetutën e RMV-së.

Kujtojmë që deri para pak kohësh si Taravari ashtu edhe eksponentë tjerë të ASH-së përsërisnin qëndrimin se së bashku me ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, të ndryshohet edhe termi 20 % i emërimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e RMV-së.

https://www.facebook.com/ensariun.first/posts/6318291628296471?ref=embed_post

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit