Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport.
Në rend dite të seancës së Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri janë Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit dhe Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.
Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport do të debatojnë Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Sport, me procedurë të shkurtuar.