Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëSaliu porosi Nezirit: Kërcënimet nuk kalojnë te unë!

Saliu porosi Nezirit: Kërcënimet nuk kalojnë te unë!

Gazetari i njohur nga Shkupi Furkan Saliu, përmes një statusi në Facebook, i ka dërguar një porosi, kryetarit të degës së BDI-së në Çair, Bekim Nezirit.

Saliu e ka porositur Nezirin se nuk e frikësojnë aspak kërcënimet apo presionet që i merr në telefon.

Më tej, gazetari Furkan Saliu, ka shkruar se pasi e ka kërkuar në telefon për t’i marrë një qëndrim në lidhje me zhvillimet e sotme në M-NAV, ku u raportua se ishte i përfshirë edhe Bekim Neziri, njerëz të afërt me këtë të fundit e kanë marrë në telefon gazetarin “për ta mësuar si raportohet”.

“Një mesazh personal për Bekim Nezirin.

Z. Neziri, si një person që ka qenë Ministër, drejtor, por edhe si pronar i një mediumi, si një person që këtyre qytetarëve u ka borxh shumë, nuk iu ka hije që të më dërgoni njerëz.

Nuk iu ka hije që mos ta hapni telefonin e më pas të më dërgoni njerëz që të më thërrasin në telefon.

Z. Neziri, në PortaliX telefonatat nuk kalojnë.

Z. Neziri, kërcënimet tek unë nuk kalojnë.

Na keni marrë gjithçka, na ka mbet vetëm shpirti… Urdhëroni edhe shpirtin e keni në tavolinë, ejani dhe merreni”, ka shkruar Saliu në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFurki.Saliu%2Fposts%2Fpfbid0WuKdCiWYhSMbAQGENmCfBcqMJH8etEQgRtCkCo11rW4x1yTxHrAdPyh8m5mgTwNKl&show_text=true&width=500

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit