Një zjarr masiv sot në mëngjes ka përfshirë sallën e njohur “Salla universale” në Shkup, e cila ishte në proces të rikonstruimit, përcjell INA.
Ekipet zjarrfikëse kanë dal në vendin e ngjarjes, por shtyllat metalike po shkaktojnë vështirësi gjatë ndërhyrjes në lokalizimin e zjarrit në ambientet e brendshme.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se po digjet njëra nga kullat e objektit.
Kjo sallë kishte nisur të rikonstruohet gjatë muajit të kaluar. Ministria e Kulturës kohë më parë mori nën kompetenca këtë sallë nga Qyteti i Shkupit për ta rikonstruuar dhe adaptuar. Deri më tani nuk ka hollësi për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.