Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaSportRumani – Kosovë, ndeshja rifillon për disa minuta

Rumani – Kosovë, ndeshja rifillon për disa minuta

UEFA me gjyqtarët po e mbajnë një takim dhe sipas Klan Kosova nga vendi i ngjarjes raportohet se ndeshja do të fillojë për pak minuta, por nëse përsëriten thirrjet ndaj Kosovës dhe shfaqen transparente, ndeshja do të suspendohet.

Kujtojmë se tifozët e Rumanisë e kanë fishkëllyer himnin e Kosovës dhe sfida është ndërprerë për shkak të një transparenti të vendosur nga tifozët e Rumanisë ku shkruan “Kosova është Serbi”.

Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.

Rumania renditet në vendin e dytë në Grupin I, me 9 pikë, nga pesë ndeshje, teksa Kosova pozicionohet në pozitën e pestë me katër pikë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit