Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëRrëzohet pema e Krishtlindjeve në Belgjikë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Rrëzohet pema e Krishtlindjeve në Belgjikë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një pemë e madhe Krishtlindjesh e cila u rrëzua në një qytet belg. Autoritetet thonë se viktima është një grua 63-vjeçare nga qyteti Oudenaarde ndërsa dy gra të tjera kanë marrë lëndime të lehta.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një pemë të Krishtlindjes 20 metra të lartë duke u përkulur ngadalë dhe më pas duke u rrëzuar.

Autoritet belge do të fokusohen nëse pema ishte siguruar siç duhet dhe gjithashtu do të shikojnë ndikimin e kushteve atmosferike në këtë ngjarje të rëndë.

Një stuhi e fuqishme e cila ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë, goditi të enjten pjesën perëndimore të Belgjikës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit