Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaSportRreth 800 milionë euro kanë humbur qytetarët vitin e kaluar në kazinotë...

Rreth 800 milionë euro kanë humbur qytetarët vitin e kaluar në kazinotë dhe bastoret në Maqedoni

Vitin e kaluar, në shtet ka pasur 58 subjekte juridike që merreshin me baste ose lojëra fati, dhe të ardhurat totale që kanë realizuar janë 48.778.104.541 denarë, ose pothuajse 800 milionë euro.

Kaq para, kanë lënë qytetarët në këtë argëtim, i cili për disa, për fat të keq, është një ves i rëndë. Sidoqoftë, as kumari, as bastet sportive nuk janë të ndaluara, kanë një histori të gjatë në botë, dhe kompanive që operojnë në Maqedoni u kanë sjellë një fitim të pastër prej 70.4 milionë eurosh, tregon analiza e portalit “Pari”.

Kompanitë që merren me baste dhe lojëra fati kanë gjithsej 7.745 të punësuar dhe janë një kontribuues serioz në arkën e shtetit, qoftë përmes kontributeve, qoftë përmes taksave. Për ta shpesh ngrihen debate rreth çështjeve të hapura, si: a duhet të jenë në numër kaq të madh, a duhet të ndryshohet rregullorja për largësinë e tyre nga shkollat…?

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit