Friday, February 21, 2025
spot_img
BallinaKurioziteteRreth 40.000 amvisëri do të marrin subvencione nga 1.000 denarë për energji...

Rreth 40.000 amvisëri do të marrin subvencione nga 1.000 denarë për energji elektrike

Mbështetje financiare dhe masa shtesë për kategoritë më vulnerabël të qytetarëve, Është miratuar programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se është miratuar Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve vulnerabël të Energjisë për vitin 2025, i cili ofron mbështetje direkte financiare dhe masa shtesë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Programi, i cili do të zbatohet nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në bashkëpunim me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Komisionin Rregullator të Energjetikës, parashikon masa komplekse për lehtësimin e kostove të energjisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Programi përcakton se cilat kategori të qytetarëve bëjnë pjesë në grupin e konsumatorëve në nevojë dhe përcakton masat për mbrojtjen e tyre. Mbështetja financiare u drejtohet familjeve që përdorin asistencë minimale të garantuar, familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe kujdestarëve të personave në rrezik social. Secila nga këto amvisëri, nëse i plotëson kriteret, do të mund të përfitojë subvencione për uljen e shpenzimeve mujore të energjisë elektrike në shumë prej 1000 denarë në muaj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit