Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e muzikësRita Ora i dedikon nënës një këngë për 60 vjetor dhe premton...

Rita Ora i dedikon nënës një këngë për 60 vjetor dhe premton të jetë “himni” për të gjitha gratë në botë

Këngëtarja Rita Ora i ka uruar nënës ditëlindjen e 60-të ditën e sotme, përmes një urimi emocionues në rrjetet sociale, duke sjellë një këngë që ajo i ka dedikuar Vera Orës.

Ajo ka njoftuar se kënga do të vijë në një version të ri me Keith Urban dhe do të jetë një vlerësim për të gjitha gratë në botë.

RIta nuk ngurron të shprehë gjithë vlerësimet për nënën e saj e cila e ka rritur me shumë dashuri, ndërsa ka ndarë me ndjekësit edhe pjesë nga kënga. Në në pjesë të tekstit Rita dëgjohet tek thotë se kur po kalonte një periudhë të vështirë nëna i tha “mos qaj zemra ime, se në vena ke gjakun tim”.

“GËZUAR DITËLINDJEN MAMA! Ne kemi kaluar gjithçka së bashku, ti ke qenë gjithmonë një frymëzim kaq i bukur në jetën time dhe në muzikën time. Doja të shkruaja një këngë për ty për një kohë të gjatë, kështu që kur Shape Of Me u shkrua nga unë dhe skuadra e albumit “You & I” dhe u publikua, më në fund arrita të ndaj gjithë sa kam ndjerë për ty . Me të vërtetë u bë e qartë se sa shumë dashuri më ke treguar dhe sa shumë më keni mësuar ndër vite!! Pra, ka mënyrë më të mirë për të thënë Gëzuar Ditëlindjen, dhe për të njoftuar se kënga do të vijë në një version tjetër me të mrekullueshmin Keith Urban, dhe do të publikohet më 26 janar, Nuk mund ta besoj që kam një këngë me vetë legjendën, është një nder i madh! Ai më ndihmoi ta bëj atë shumë më të veçantë pasi kjo këngë po tregon gjithashtu vlerësim për të gjitha gratë në jetën tuaj! Dhe solo i kitarës me Keith është IKONIKE! Ndaj mama kjo surprizë është për ty! Gëzuar 60-vjetorin!

“Po mamaja ime e ka atë zemër, ajo tha mos i lër të ikin copëzat që të mbajnë të re…”

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit