Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeRetorika nacionaliste, Ramadani: Tendencë për tensione ndëretnike

Retorika nacionaliste, Ramadani: Tendencë për tensione ndëretnike

 Sa më shum afrohen zgjedhjet, partië politike ashpërsojnë retorikën, duke mos kursyer as retorikën nacionaliste. Së fundmi Këshilli i Konceptit Nacional, por edhe e Majta dhe eksponent të VMRO-DPMNE-së opozitare, kanë aktualizuar qëndrimet për sigurimin e 61 deputetëve për të mos u mvarur nga partië shqiptare për formimin e qeverisë. Një qëndrim të ngjashëm e kishte paraqitur më herët edhe ish Kryeministrit Nikolla Gruevski. Analisti politik Ismet Ramadani thot se qëndriemt e tilla manifestojnë tendencën e krijimit të tensioneve ndëretnike.

“Është një tendencë për të krijuar tensione ndëretnike dhe disponim antishqiptarë që e kalon definicionin për nacionalizëm, mund të jetë shovenizëm që të ngrisin urrejtje ndaj shqiptarëve. Thirrjet dhe solidarizimi edhe me partit tjera poashtu të vogla, por me qasje anti shqiptare, dhe anti perendimore, për të krijuar një shumicë mbi 61 deputet që Qeveria e ardhëshme të mos varet nga faktori shqiptarë, është një çmenduri e tyre që do ti quaja ndoshta mediok politik. Si nuk e kanë kuptuar se shqiptarët paraqesin një factor të rendësishëm në zhvillimet politike në RMV”, tha Ismet Ramadani, analist politik.

Ramadani për TVM2 ka thekësuar se forcat e tilla politike shoqëria jonë duhet ti margjinalizon, por margjinalizimi mund të bëhet së bashku me partitë e mëdha progressive tek maqedonasit.

“Shqiptarët edhe më tutje me subjektet e tyre, duhet tua bëjnë me dije se nuk mund të funksionoj Qeveri në Maqedonin e Veriut pa shqiptarët. Në fakt nuk mund të funksionon as Maqedonia si shtet pa shqiptarët. Në vazhdimësi shqiptarët me orientimin e tyre pro atlantik ose pro europian ju kanë dhënë përgjigje subjekteve politike maqedonase, sidomos atyre anti shqiptare se kjo politik edhe arsyetohet, por shpesh herë edhe është lavdëruar miq tanë.”, tha Ramadani.

Ramadani thot se koha e urrejtjeve dhe e revanshizmave ka përfunduar, dhe se subjektet maqedonase duhet ti shohin si partner të gjitha subjektet politike shqiptare.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit