Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeReshjet e dendura kanë rritur nivelin e Vardarit në Jegunovc, në Shkup...

Reshjet e dendura kanë rritur nivelin e Vardarit në Jegunovc, në Shkup dhe në Veles

Reshjet e dendura të shiut kanë rritur nivelin e lumit Vardar në Jegunovc, te Ura hekurudhore Shkup dhe në Veles në krahasim me mesataren për muajin maj, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga DPHM-ja. 

Rritjet e nivelit të ujit janë matur edhe në Treskë afër Makedonski Brodit, në Pçinjë afër Banjës së Katllanovës, Bregallnicë afër Shtipit dhe në lumin Strumicë në Sushevë.

Nivel më të ulët se mesatarja e muajit maj ka lumi Drini i Zi në Lozhan, Krivareka afër Kriva Pallankës dhe Bregallnica afër Berovës. 

Matja e DPHM-së tregojnë se niveli i ujit në Liqenin e Dojranit, Prespës dhe të Ohrit është brenda mesatares për muajin maj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit