Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteRëndësia e emrit të kompanisë

Rëndësia e emrit të kompanisë

Gjetja e emrit të duhur për biznesin tuaj mund të jetë e rëndësishme për suksesin tuaj. Nëse keni një emër të mërzitshëm dhe të paqartë, atëherë ju mund të humbisni konsumatorët potencialë.

Kur është fjala tek kjo, ka disa gjëra të cilat duhet dhe nuk duhet t’i bëni në emërimin e kompanisë tuaj. Për fillestarët, mbani gjërat e thjeshta dhe të shkurtëra, një emër i gjatë mund të hutojë konsumatorët potencialë dhe nuk do të lë përshtypje të qëndrueshme tek ata.

Emri juaj gjithashtu duhet të tregojë historinë tuaj. Jo vetëm që kjo do të ndihmojë që njerëzit të njohin kompaninë tuaj por ju do të ndërtoni karakterin e markës.

Diçka për të cilën shumë njerëz nuk mendojnë është se si emri i kompanisë së tyre do të tingëllojë në një tjetër gjuhë. Edhe nëse jeni në fazat e hershme të ndërtimit të kompanisë tuaj, kush e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kështu që krijoni një emër i cili tingëllon mirë dhe ka përkthim pozitiv në çdo shtet.

Pastaj, gjithmonë testoni idetë tuaja para se t’i përdorni ato. Kërkojuni konsumatorëve potencialë të bëjnë një sondazh dhe krahasoni emrin tuaj me kompanitë tjera në industri. Sigurisht, ju gjithashtu duhet të siguroheni se ai emër është në dispozicion.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit