Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeRemenski: Askush nuk flet si u arratis Gruevski

Remenski: Askush nuk flet si u arratis Gruevski

Frosina Remenski, profesoreshë në Fakultetin e Sigurisë dhe ish-deputete në “Summer Click” në TV21 tha se pas ndryshimeve në Kodin Penal, të gjithë flasin për kthimin e Nikolla Gruevskit, por askush nuk flet për hetimin mbi rastin e ikjes së tij.

“Nëse tashmë përmendet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të gjithë thonë se pas këtyre ndryshimeve në Kodin Penal dhe rrethanave lehtësuese, ai do të kthehet. Por ne nuk kemi hetuar se si u largua dhe për mendimin tim këto janë debate të rrejshme. Ka lidhje me ndryshimet në Kodin Penal dhe kthimin e Gruevskit në këmbim të votimit të ndryshimeve kushtetuese. Por unë nuk do të hyja në atë pjesë sepse nuk jam në Kuvend, ky është një supozim. Koha do të tregojë nëse ka një garë të vdekur”, tha Remenski.

Ajo gjithashtu foli për ndryshimet kushtetutese, ndërsa tha se ato do të ndodhin. Ajo tha se të njëjtat do të miratohen marrë parasysh interesat strategjike të BE-së dhe SHBA-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit