Filmi, si produksion francez, me aktorë nga Shqipëria dhe Kosova, ka hapur rrugën edhe për suksese të tjera të shumta
Erenik Beqiri me filmin “A Short Trip” fitoi çmimin e filmit më të mirë të shkurtër “Best Orizzonti Short” në festivalin prestigjioz të filmit në Venedik.
Me këtë çmim, Beqiri me filmin e tij gjithashtu fituan nominimin e festivalit për garën e filmit të shkurtër në European Film Awards 2023 (EFA).
Filmi si produksion francez dhe me kastë të aktorëve nga Shqipëria dhe Kosova ka hapur rrugën edhe për suksese të tjera të shumta.
Erenik Beqiri ka mbaruar studimet në Universitetin e Arteve në degën e Regji Filmi dhe Tv pranë Fakultetit të Artit Skenik në vitet 2006-2011.
Filmi “A Short Trip”, i Erenik Beqirit, u shpall filmi më i mirë i shkurtër i edicionit të 80-të të Festivalit të Venecias. Filmi i tij i mëparshëm “The Van”, ishte filmi i parë shqiptar i shkurtër, i përzgjedhur në garën zyrtare të Festivalit të Cannes.