Wednesday, October 2, 2024
spot_img
BallinaLajmeReeker për dialogun: Duhet fokusuar për ecjen përpara, kështu ju mbështet ShBA

Reeker për dialogun: Duhet fokusuar për ecjen përpara, kështu ju mbështet ShBA

Diplomati amerikan, Philip Reeker duke folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se palët duhet koncentruar në të.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin mbështetje kur Kosova dhe Serbia tregojnë përparim në proces.

“Duhet ditur se çfarë janë qëllimet, duhet fokusuar në atë që ta bësh hapin përpara. Kështu do ta kesh mbështetjen e ShBA-së, që ka bërë shumë për këtë vend”, ka thënë Reeker në një konferencë të organizuar nga Grupi Ballkanik.

“Kemi pritje se do të ketë angazhim dhe të ndihmoni në ecjen tutje. Nëse ky nuk është qëllimi, atëherë duhet qartësuar. Por unë mendoj se ecja përpara është ajo që doni dhe duhet fokusuar bashkë me partnerët për të bërë hapa përpara”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit