Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pasi në Kuvend dështoi votimi i nevojës për miratimin e Ligjit për Amnisti, që ishte propozim i Ministrisë së Drejtësisë.
Lloga këtij vendimi të Kuvendit i referohet si padrejtësi.
“Sot Maqedonia e Veriut është shtet më i padrejtë se dje!”, ka shkruar Lloga në Facebook.
Ndryshe, sot deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 66 vota “kundër” nuk e pranuan propozimin që të miratohet Ligji për amnisti.