Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaTechnologyReagimi i inxhinieres shqiptare, Mira Murati, pas rikthimit të Sam Altman në...

Reagimi i inxhinieres shqiptare, Mira Murati, pas rikthimit të Sam Altman në OpenAI

Inxhinierja shqiptare, Mira Murati, që mban pozitën e Shefes së Teknologjisë në kompaninë e OpenAI, ka bërë një reagim në rrjetin social X, pas rikthimit të Sam Altman në pozitën e CEO-s, përcjell albinfo.ch.

Murati, e cila udhëhoqi projektet sikurse ChatGPT dhe DALL-E, ka shpërndarë një postim të OpenAI, ku bën të ditur kthimin e Altman dhe bashkangjitur postimit ka vendosur një emoji të zemrës; duke mirëpritur vendimin.

Inxhinierja shqiptare ishte përndryshe një kritike e zëshme e shkarkimit të Altman nga pozita e CEO-s, derisa pati bërë një postim në rrjetin social X, duke thënë se kompania nuk është asgjë pa njerëzit e saj.

Qindra punëtorë të OpenAI gjithashtu patën kërcënuar se do të largoheshin nga kompania në qoftë se nuk do të kthehej Altman.

Në OpenAI do të kthehet edhe ish-presidenti i kompanisë, Greg Brockman, i cili dha dorëheqje pas kaosit që filloi të premten.

Ndërkaq një video që u shpërnda në rrjetin social X në formë të një meme shpërfaq rikthimin e treshes së njohur në kompani, atë të Sam Altman, Mira Muratit dhe Greg Brockman. Në video u montuan fytyrat e tre udhëheqësve të kompanisë, shkëputur nga një moment i këngëtarëve të grupit të dikurshëm të famshëm Destiny’s Child.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit