Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeRastet “të kthjellëta” dhe “të turbullta” për qershorin e vitit 2023 sipas...

Rastet “të kthjellëta” dhe “të turbullta” për qershorin e vitit 2023 sipas Transparensi Interneshënall-Maqedoni

Transparensi Interneshënall-Maqedoni vazhdon me zbatimin e anketave të rregullta mujore dhe vjetore për korrupsionin në suaza të projektit “Kthjellët-Turbullt”. Për qershorin e vitit 2023, sipas asaj që e publikuan Transparensi Interneshënall-Maqedoni, numri më i madh janë raste të “kthjellëta” se sa “të turbullta”.

Rastet “Shkupi 2014”, hetimi i njohur si “Feniks”, të dy gjyqtarët të cilët dhanë dorëheqje nga Këshilli Gjyqësor, raportet e publikuara të ESHR-së nga revizioni i llogarive të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe Alternativës për vitin 2021, nominimi i anëtarëve në Komisionin për zbatimin e zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, si dhe ngjarje të lidhura me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila informonte për rastet e realizuara dhe kallëzimet penale të ngritura për vepra penale nga fusha e korrupsionit janë ngjarjet e”kthjellëta” të regjistruara nga Transparensi-Interneshënall-Maqedoni.

Nga rastet e “turbullta” në kumtesën e sotme nga Transparensi-Interneshënall-Maqedoni, janë cituar rastet: Ramiz Merko në listën e zezë të SHBA-së, partitë politike në llupën e ESHR-së, shigjetat e ambasadorëve në objektivin gjyqësor.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit