Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteRashiq për shëndetësinë dhe arsimin në veri: Duhet të jemi gati për...

Rashiq për shëndetësinë dhe arsimin në veri: Duhet të jemi gati për çdo skenar

LajmeArbëriEkonomiKronikëOpEdKarikaturaBotëRajonSportFutbollBasketbollLuftarakeSporte të tjeraKulturëShtojca për KulturëMagazinaLifestyleKuriozitetShowbizHoroskopiAutoTechKTVSeriali “Xhemajl Abria”LAJMET E MBRËMJESKOHA E LAJMEVE60 MINUTARICIKLIMSPORTI NË KTVTEMPUSKONFRONT038COSMOINTERAKTIVBETIMI PËR DREJTËSIRETRO ARTARRETH BOTËSSPORTI TOTALSOTTE LINDADRIVE ME CRAZYEXPRESSJETAFASHIONISTAWILDLIFEPROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVENËPËR FILME NJOHURA E PANJOHURTABUTOP KOHA MUSICÇA KA 3PRO XPREMTIMIArtikull i sponsorizuarPrapa EkraneveAventurat e KocitMarketingArkivi

ArbëriRashiq për shëndetësinë dhe arsimin në veri: Duhet të jemi gati për çdo skenar

Nenad Rashiq

Foto: Driton Paçarada

14 shtator 2024 09:51Shpërndaje në:

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, shpreh besimin se institucionet paralele të shëndetësisë dhe arsimit në veri, aktualisht, nuk kërcënohen nga mbyllja e mundshme, por shton se serbët e Kosovës “duhet të jenë të gatshëm për një skenar që nuk do të na pëlqejë”.

“Duhet të planifikohen opsionet, sepse nuk është çështja nëse do të ndodhë [mbyllja e institucioneve arsimore dhe shëndetësore nën sistemin e Serbisë], por kur do të ndodhë. Gjithçka që na ka befasuar së voni, gjithçka që nuk e kemi ditur apo që Beogradi na e ka fshehur, nuk do të thotë se nuk do të ndodhë”, ka thënë Rashiq.

Ai shton se institucionet arsimore dhe shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë nën sistemin e saj, do të duhet “të inkorporohen” në sistemin legjislativ të Kosovës, pasi marrëveshjet e arritura në Bruksel e parashikojnë një gjë të tillë.

Ministri Rashiq thotë se duhet të gjenden modele që e “inkorporojnë” të gjithë sistemin serb në atë të Kosovës, në mënyrë që të mos dëmtohen as qytetarët, as punonjësit.

Follow Koha.net

Ai nuk mund të thotë se cilat janë ato modele, por thekson se shëndetësia dhe arsimi janë “shtylla të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të serbëve”.

Rashiqi rikujton se Plani i Ahtisaarit – dokument në bazë të të cilit është hartuar Kushtetuta e Kosovës – parashikon formimin e një grupi ekspertësh, që do ta përshtaste kurrikulën për pjesëtarët e komunitetit serb.

Me marrëveshjen e parë mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel në vitin 2013, është rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, për ngritjen e komunave dhe të institucioneve të tjera sipas sistemit të Kosovës, si dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili do të rregullonte funksionimin e disa institucioneve serbe dhe financimin e 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit